1. FC Heidenheim ka shkaktuar befasi në Bundesliga duke marrë një barazim 3-3 ndaj Bayern Munich në Allianz Arena.
Skuadra që renditet në fund të tabelës ishte shumë afër fitores, pasi mbajti epërsinë 2-3 deri në minutën e 100-të. Megjithatë, një autogol i portierit Diant Ramaj në çastet e fundit vulosi rezultatin përfundimtar 3-3.
Budu Zivzivadze kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, duke përfituar nga një top i kthyer. Në minutën e 31-të, Marnon Busch dyfishoi rezultatin pas asistimit të Eren Dinçi.
Bayerni reagoi para pushimit, kur Leon Goretzka shënoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 44-t.
Në pjesën e dytë, trajneri Vincent Kompany aktivizoi lojtarë si Michael Olise, Joshua Kimmich, Harry Kane dhe Luis Díaz për të përmbysur rezultatin.
Goretzka realizoi sërish në minutën e 57-të pas asistimit të Olise, duke barazuar shifrat. Por, në minutën e 76-të, Arijon Ibrahimović asistoi për Zivzivadzen, i cili me një veprim të bukur riktheu epërsinë për Heidenheimin në 2-3.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, Bayerni arriti të shmangë humbjen falë autogolit të Ramajt në minutat shtesë, duke siguruar vetëm një pikë në një ndeshje dramatike.