Saturday, 8. August 2026
Sport

Hendboll, Kosova mposhtet edhe nga Franca në Botëror

GS 15/08/2024 1 Min. Lesezeit

Hendbollistet e reja ka regjistruar humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin botëror që po mbahet në Kinë për grupmoshën U18.

Kosova U18, të enjten, në ditën e dytë të Botërorit u mposht nga Franca, kombëtare që regjistroi fitoren e dytë rresht në këtë ngjarje.

Dueli që i takoi Grupit D, përfundoi me shifrat 44:16 në të mirë të Francës, e cila është edhe favorite për ta fituar Botërorin.

Sara Gjergjaj i shënoi 4 gola nga gjashtë tentime për Kosovën, ndërsa katër gola i pati edhe Martina Bibaj por nga shtatë tentime. Tri gola për Kosovën i realizoi Andra Uglani.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan të shtunën prej orës 08:00 kundër Indisë, duel që synon ta fitoj për ta mbyllur fazën e parë me fitore.

Teilen: