Thursday, 19. March 2026
Sport

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2027. Të enjten mbrëma në Tuzla, Kombëtarja jonë pësoi 34:21 nga Bosnjë-Hercegovina.

Ndeshja e kthimit është të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kombëtarja jonë e nisi ndeshjen ngadalë, por më pas luajti lojë të barabartë në pjesën e parë. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte solid e më pas erdhi një rënie e madhe në lojën tonë.

Këtë e shfrytëzuan vendasit që krijuan epërsi bindëse në fund.

Ndikoi edhe paraqitja shumë e mirë e portierit vendas.

Drenit Tahirukaj ishte më efikasi me 6 gola. Nga 3 i shënuan Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj.

Kombëtarja jonë e kërkon reagimin në ndeshjen e dytë, kurse për këtë i duhet edhe përkrahja e shikuesve.

Teilen: