Monday, 16. March 2026
Sport

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës, të dielën mbrëma kanë nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027.

Të dyja ndeshjet, Kosova i luan kundër Bosnjë e Hercegovinës, dhe për këtë arsye kjo vlerësohet si java e hendbollistëve “Dardan”.

Kosova edhe të hënën e martën do të përgatitet në Prishtinë, përpara se të mërkurën të niset drejt Tuzlas së Bosnjë e Hercegovinës.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan të enjten nga ora 20:00 në arenën “Mejdan” në Tuzla kurse të dielën prej orës 17:00, është ndeshja e kthimit që luhet në Prishtinë.

Kombëtarja më e suksesshme pas këtyre dy ndeshjeve, do të avancojnë në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese, ku e presin përballjet me Ishujt Faroe.

Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese, duke e eliminuar Britaninë e Madhe që e mposhti dy  herë.

Teilen: