Wednesday, 25. February 2026
Sport

Hendboll, Kosova publikon listën për ndeshjet e marsit

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, e ka shpallur të mërkurën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.

Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kosova i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.

Ndeshja e parë është më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Grumbullimi i Kosovës bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë.

Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare për këtë grumbullim, ku në kombëtare janë kthyer Dafina Mustafa, Yllka Shatri e Melisa Mulaj.

Kosova  i ka luajtur tashmë dy ndeshje në këto kualifikime, ku është mposhtur nga Franca dhe Kroacia.

Dy humbje i ka edhe Finlanda, kështu që ndeshjet e marsit pritet të vendosin për vendin e tretë në grup, prej të cilit është i mundshëm kualifikimi në Evropian.

 

Teilen: