Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.
Në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kosova U19 u përballë me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 35:25.
Kosova U19 pati paraqitje pozitive në pjesën e parë, ku disa herë ishte në epërsi dhe rivale e barabartë me Zvicrën.
Zvicranë 3-4 minutat e fundit u shkëput në tri gola, 16:13 për ta mbyllur pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova humbi në ritëm dhe kundërshtarët jo vetëm që mbajtën epërsinë, por e shtoi atë për ta mbyllur ndeshjen me 10 gola dallin.
Olsi Mulaj i shënoi 8 gola për Kosovën dhe ishte më efikasi kurse nga pesë gola realizuan Bleron Imeraj e Suad Pajaziti,
Të premten nga ora 16:15 Kosova e luan ndeshjen tjetër të vështirë ndaj Hungarisë.