• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendbollistët e Kosovës kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2026

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka një mundësi të artë për të rritur shanset për kualifikim në “Euro 2026”, kur të enjten, më 15 mars, do të përballet me Ukrainën në Prishtinë.

Pas një barazimi dhe një humbjeje në fazën e dytë të kualifikimeve, Kosova ka nevojë për një fitore për të mbajtur shpresat për një vend në Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim në orën 20:15.

Kosova ka treguar se mund të konkurronte me ekipet e forta, duke arritur një barazim 33:33 ndaj Holandës, që konsiderohet një nga favoritët e grupit.

Nga ana tjetër, Ukraina është një kundërshtar i fuqishëm, me lojtarë që garojnë në nivele të larta dhe me përvojë në ngjarje të mëdha, por “Dardanët” synojnë të shfrytëzojë mbështetje nga tifozët dhe avantazhin e fushës së saj.

Një fitore do të rrisë shanset e Kosovës për të kapur një nga dy vendet e para në grup, ose për t’u kualifikuar si një nga katër vendet e treta më të mira nga tetë grupet, mundësi që do të çonte përfaqësuesen kosovare në Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Kosova do të përballet me Ukrainën dhe më pas me Ishujt Faroe dhe Holandën, dhe çdo fitore e mundshme do të kontribuonte për tiu afruar sa më shumë evropianit.

Next Post

Anëtarët e Komisionit HatTrick të UEFA-s, në Kosovë – Ademit i dhurohet pllaka si një dëshmi e partneritetit me FFK-në

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.