Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë nisur me fitore Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, Kosova U18 triumfoi ndaj Malit të Zi me rezultatin 23:20.
Federata e Hendbollit të Kosovës, ka shkruar se kjo është njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.
Kosova U18 dominoi prej fillimit ndeshjen ndaj Malit të Zi, duke treguar lojë efikase në sulm por edhe mbrojtjen e kishte në nivel.
Pas fitores ndaj Malit të Zi, Kosova U18 sot do të përballet edhe me Irakun.