• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendbollistet e reja të Kosovës, në finale të IHF Trophy Intercontinental

02/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të garës IHF Trophy Intercontinental. Megjithatë nuk e ka siguruar ende kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Kinë gjatë muajit gusht.

Më herët nga Federata e Hendbollit e Kosovës ishte thënë se me kualifikim në finale të IHF Trophy Intercontinental sigurohet bileta për Botëror. Por të shtunën FHK-ja ka njoftuar se për kualifikim në Botëror duhet vendi i parë në IHF Trophy.

“Për kualifikim në Kampionat Botëror, Kosovës U18 i duhet fitorja ndaj Nigerisë në finale. Ndryshimi është kumtuar vetëm të shtunën nga përgjegjësit e IHF-së. Pra nuk mjafton arritja në finale, por vetëm vendi i parë siguron pjesëmarrjen në Botëror”, ka njoftuar FHK-ja.

Në gjysmëfinale, të shtunën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, Kosova U18 fitoi bindshëm ndaj Kaledonisë së Re. Ndeshja ishte e barabartë në 20 minutat e parë e më pas Kosova nisi shkëputjen.

Diona Dresh u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Ajo i realizoi nëntë gola nga 11 tentime. Nga katër gola i shënuan Sara Gjergjaj e Arjeta Imeraj, ndërsa nga tri i kishin Arona Krasniqi e Andra Uglani.

Next Post

Dukagjini - Ballkani, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.