Thursday, 12. March 2026
Sport

Hendbollistet e reja të Kosovës, startojnë me fitore në Evropianin, në Gjeorgji

GS 12/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse Kampionatin Evropian të Divizionit B në Gjeorgji.

Të shtunën pasdite në Telavi, Kosova U19 fitoi 31:21 ndaj Bullgarisë.

Martina Bibaj ishte më efikasja te Kosova U19 me shtatë gola. Ajo u shpall edhe më e mira e ndeshjes. Kapitenia Sara Gjergjaj i shënoi gjashtë gola nga gjashtë tentime. Nga pesë gola i shënuan Arona Krasniqi e Diona Dresh. Me shumë pritje u dallua portierja Albina Pllana, plot 12.

Selektori Agron Shabani ua ka dhënë rastin të gjitha lojtareve.

Të dielën Kosova luan kundër Ukrainës.

Teilen: