Monday, 3. August 2026
Sport

Hendbollistja braziliane largohet nga Istogu

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Hendbollistja nga Brazili, Tajnara Luna është larguar nga skuadra e Istogut pas më shumë se dy vjetësh.

Kampioni i Kosovës, ka njoftuar të enjten se i ka ndarë rrugët me brazilianen Luna, e cila ishte jo vetëm ndër më të dalluarat në ekip por edhe në Superligën e Kosovës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Gjatë periudhës sa ishte pjesë e Istogut, Luna ka fituar hiq më pak se 7 trofe me Istogun: 3 tituj kampioni, 2 kupa dhe dy Superkupa të Kosovës.

Gjithashtu, është zgjedhur edhe hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë, pastaj në Komunën e Istogut, si dhe ishte pjesë e ekipeve më të mira të vitit të elitës së hendbollit të femrave.

KHF Istogu ka falënderuar brazilianen për kontributin e saj, si dhe i ka dëshiruar suksese në rrugëtimin e ri.

Teilen: