Sezoni i Liverpool-it nuk ka qenë aspak pozitiv deri më tani edhe pse ka akoma një shpresë të vogël për një pozicionim mes katër të parëve në kampionat.
Në lidhje me sezonin dhe ndryshimet e pritshme brenda ekipit pas lajmërimit për lamtumirën në verë të Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain, ka folur kapiteni Jordan Henderson.
“Të them të drejtën nuk mendoj se duhet të flitet për rindërtim.
Mendoj se do të vijnë futbollistë të rinj, por jo se do të rindërtohet skuadra”, ka thënë mesfushori.
“Shumë lojtarë të rëndësishëm do të qëndrojnë këtu dhe janë të gjithë në gjendje të luftojnë për suksese të reja.
Një rifreskim i organikës është i domosdoshëm, por do të ketë edhe shumë luftë për të luajtur. Siç është tradita te Liverpool”, ka qenë komenti i kapitenit.
Do të shohim se cilët lojtarë do të zbarkojnë këtë verë te skuadra e Klopp.