• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hënes, kundër rikthimit të mesfushorit te Gjermania: Kros, si Titaniku

20/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsman, rreth rikthimit të Toni Krosit te Gjermania, është pasuar me disa qëndrime të ndryshme të legjendave gjermane që kanë bërë histori në kampin e “pancerave”. Në këtë “mesele” janë përfshirë Uli Hënes, Markus Babel dhe Lotar Mateus.

hoeness-kroos

Presidenti i Nderit te Bajerni, Uli Hënes, është shprehur kundër rikthimit të Krosit, duke e cilësuar mesfushorin e “galaktikëve” në trajtën e “Titanikut” dhe se 33- vjeçari nuk është më në gjendje të shpëtojë përfaqësuesen.

ULI HËNES-

”Nëse Toni Kros do të gjendej sërish në gjirin e kombëtares sonë do të evidentohej si arritje dhe shpresë. Gjithsesi, unë nuk e mendoj kështu. Mesfushori në pronë të Realit është vërtet lojtar i jashtëzakonshëm, ama ai nuk mund ta shpëtojë futbollin gjerman. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të flasim të vërtetë ashtu siç është, e jo si dëshirojmë ne”, ishin argumentet kundërshtuese të Uli Hënes.

MARKUS BABEL-

Një tjetër personazh me ndikim në futboll si Markus Babel nuk i ka shpëtuar vorbullës së diskutimeve mbi çështjen në fjalë. 51-vjeçari ka dashur t’i vijë në ndihmë “regjisorit” në urdhrat e Karlo Ançelotit, madje duke e këshilluar: “Nëse do të gjendesha në pozitën e Toni Krosit, vendimi im do të ishte më se i qartë, refuzimi. E kisha më të lehtë të qëndroja në Madrid dhe ta shijoja kampionatin europian nga divani. E vetmja pikë ku do të lëkundej qëndrimi im është te qasja në taktikat e trajnerit Nagelsman.

Nëse Juliani i siguron rol fiks Krosit, ka mundësi të dëshmojë veten dhe të kontribuojë në favor të ekipit, do të lija gjithçka pas dore. Por a mund ta bëjë këtë Nagelsman?! Vërtetë dyshoj se mund ta zgjidhë këtë ekuacion, përpos dëshirës për të pasur në gjirin e tij futbollistë me eksperiencë që dinë ta menaxhojnë presionin”, e mbylli Babel. Nagelsman i ia ka lënë në këtë pikë “topin” ish-mesfushorit të Bajernit në periudhën 2007-2014 dhe ku pritet me interes reagimi i Krosit, nëse do ta pranojë grumbullimin në miqësoret e marsit të vitit 2024, apo do t’u japë fund shpresave për një “kompeticion lamtumire” me përfaqësuesen. Angli-Gjermani rezulton takimi i fundit që Kros ka djersitur fanellën e kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve, e vlefshme për fazën e 1/16-ave në “Euro 2020”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ramadani: Treguam karakter, kjo fitore e jona e rihap garën për titull të kampionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.