• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hënes u liron “pancerave” Nagelsmanin: Nuk do ta pengojë Bajerni të shkojë

13/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Nagelsman është kandidati kryesor për të pasuar Hansi Flikun në krye të stolit të kombëtares gjermane. Dhe presidenti i nderit të Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, tani ka konfirmuar se kampionët e Bundesligës nuk do t’i vendosin asnjë pengesë 36- vjeçarit nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e Gjermanisë.

FpF_Vp3aAAEgD-g

Në maj 2021, Hansi Flik, u largua më herët nga Bajerni për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares dhe zëvendësuar Joakim Lëvin. Pothuajse dy vjet më vonë, një skenar i ngjashëm po shfaqet në horizont. Këtë herë Julian Nagelsman mund të transferohej nga Mynihu në zyrat e Frankfurtit. Kurioz është fakti se trajneri i ri do të pasonte sërish Flikun.

Sipas “BILD”, drejtuesit e Bajernit kanë dhënë tashmë dritën jeshile për prishjen e kontratës me Nagelsmanin, ish-trajnerin, i cili është ende i lidhur me kampionët pavarësisht shkarkimit në muajin mars. Bajerni do ta pranojë kërkesën e DFB-së. Madje ata do të ishin të gatshëm ta linin ish-trajnerin të largohej pa asnjë dëmshpërblim financiar, edhe pse ai është i lidhur kontraktualisht me rekordmenët për tre vite të tjera. Ata do të ishin të lumtur që tahiqnin përfundimisht ish-trajnerin nga lista e pagave (6-7 milionë euro në vit).

“Sigurisht që nuk do të dështonte prej Bajernit”, tha 71-vjeçari Hënes të martën në Mynih, në inaugurimin e statujës së Gerd Mylerit. Ndërsa shefi i Bajernit, Jan-Kristian Drezen, zbuloi se deri më tani nuk ka pasur bisedime konkrete mes Bajernit dhe DFB-së: “Deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për Nagelsmanin. Meqenëse është një marrëveshje trepalëshe, ju duhet dikush që t’ju pyesë përpara se të thoni diçka për të”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.