• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Henry këshillon Mbappen të qëndrojë te PSG-ja

16/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe dhe kalimi i tij i mundshëm në Real Madrid do të jetë historia dominuese edhe në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Kapiteni i Francës duhet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, teksa ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

“Los Blancos” mbeten të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje për të nënshkruar me Mbappen si futbollist të lirë në fund të sezonit. Bisedimet zyrtarisht mund të bëhen që nga janari.

Real Madridi thuhet se ka vendosur një afat deri më 15 janar për të marrë vesh përfundimisht vendimin e 24-vjeçarit.

Ish-sulmuesi i Monacos është këshilluar nga legjenda franceze, Thierry Henry, që të refuzojë një kalim në Madrid dhe të përfundojë misionin për triumf me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

“Do të doja që ai të përfundonte atë që filloi. Pse do të largohej? Ai e do PSG-në dhe është nga ky qytet, ju duhet ta kuptoni këtë”, është shprehur 46-vjeçari, sipas citimeve nga “Mundo Deportivo”.

Mbappe ka fituar pesë tituj të Ligue 1 që kur iu bashkua PSG-së, por një kurorë kampioni e Ligës së Kampionëve vazhdon t’i mungojë atij. /

Next Post

Hovenier i gëzuar me sukseset e xhudistëve kosovarë: Uron për medaljet e fituara

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.