Të gjithë janë të lumtur te Manchester City, pas kalimit në finale dhe ‘hakmarrjes’ ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Champions League. Sigurisht që gjatë ndeshjes pati edhe momente tensioni. Kevin De Bruyne reagoi ashpër gjatë ndeshjes për atë që ai e konsideroi një tranzicion të dobët.
Pep Guardiola i bërtiti atij dhe i tha “qepe gojën”, gjë që u bë shumë “virale” në rrjetet sociale.
Trajnerit katalanas nuk i pëlqeu ai gjest, por ata përfunduan duke u shkrirë në një përqafim, duke shijuar bashkë biletën për në finalen e Stambollit.
Gjesti u analizua nga Henry në CBS: ” De Bruyne po kalon një periudhë të vështirë
. Nuk mund të them se çfarë ka, sepse duhet ta mbaj private, por nga ajo që më ka thënë e respektoj edhe më shumë se si luajti ndaj Real Madridit dhe si ka luajtur deri tani.
Ai luftoi fort për ekipin e tij. Nuk mund të them se çfarë ka ndarë me mua, është ashtu siç është”.