Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Henry sqaron polemikën me Yamal: “Nuk doja t’ia lëndoja egon, jam admirues i tij”

GS 28/10/2026 2 Min. Lesezeit

Thierry Henry ka reaguar pas polemikave të krijuara gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2026 në Londër, ku prezantoi mbrëmjen së bashku me gazetaren britanike Kate Scott.

Kur Lamine Yamal mori për të tretin vit radhazi trofeun “Kopa”, ish-sulmuesi francez e pyeti me shaka: “A është ky çmimi që dëshiroje vërtet sonte?” Disa e interpretuan batutën si tallje për faktin që ylli i Barcelonës nuk fitoi “Topin e Artë”.

Në një video, Henry sqaroi qëllimin e tij: “Kam parë shumë njerëz që kanë folur për mbrëmjen e ‘Topit të Artë’, ndaj dua të sqaroj disa gjëra për ata që janë zemëruar pa arsye.

Nuk kisha aspak qëllim t’i lëndoja egon Yamalit. Meqë ishte hera e tretë që e fitonte këtë trofe, mendova ta pyesja nëse ishte vërtet çmimi që dëshironte. Të gjithë e dimë se çfarë donte, por fatkeqësisht nuk e fitoi”.

Henry theksoi admirimin për talentin spanjoll: “Është një nga lojtarët për të cilët do të paguaja për ta parë duke luajtur. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm”.

 

Teilen: