• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Wednesday, June 7, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Hera e parë në finale ndaj Fiorentinës, Interi në ndjekje të trofeut të nëntë dhe 4.5 milionë eurove

24/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e edicionit të 76- të të Kupës së Italisë, ajo mes Fiorentinës dhe kampionëve në fuqi të Interit.Soccer; Champions League: Fc Inter vs Milan

Kjo do të jetë përballja e parë mes dy klubeve në një finale duke marrë parasysh të gjithë kompeticionet, ndërkohë që regjistrojnë 13 precedentë mes tyre në Kupën e Italisë. Bilanci është tërësisht perfekt, me 5 suksese për secilën skuadër dhe 3 barazime për të kompletuar tablonë, edhe pse zikaltrit kanë fituar të katërta ndeshjet e fundit, me suksesin e fundit violë që daton në 27 shkurt 1996 (1- 0 në gjysmëfinalen e kthimit). Ndërkohë që Interi është në kërkim të trofeut të tij të 9- të dhe Fiorentina në kërkim të triumfit të 7-të në këtë kompeticion, të dyja klubet janë edhe në ndjekje të parave. 4.5 milionë euro vlen fitorja, të cilat do t’u shtohen 2 milionë eurove që do të marrë secila prej finalisteve. Përpos këtyre numrave, sfida rezervon një sërë statistikash interesante.

STATISTIKAT

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

-Kjo do të jetë finalja e 15- të e Interit në Kupën e Italisë. Vetëm Juventusi (21) dhe Roma (16) kanë më shumë në historinë e turneut.

– Fiorentina do të luajë finalen e saj të 11-të të Kupës së Italisë. E fundit daton në sezonin 2013/14 (humbja 1-3 kundër Napolit). Toskanët mund të ngrenë trofeun për herë të parë që nga edicioni 2000/01 (1-0 në ndeshjen e parë dhe 1-1 në ndeshjen e dytë në finalen me dy ndeshje kundër Parmës).

– Interi mund të fitojë Kupën e 9-të të Italisë dhe mund të barazohet me Romën në vendin e dytë si skuadrat më të titulluara të kompeticionit, pas Juventusit që është i pari me 14 trofe. Në rast të suksesit të Fiorentinës, ekipi violë do të arrijë në 7 triumfe në Kupën e Italisë, duke mbërritur Lacion në vendin e katërt.

– Për herë të dytë në historinë e saj, Fiorentina do të luajë dy finale në një sezon të vetëm (më 7 qershor do të përballet me Uest Hemin në Ligën e Konferencës): e para daton në vitet 1960/61, kur fitoi si Kupën e Kupave kundër Rejnxhërs dhe Kupën e Italisë kundër Lacios.

– Interi do të luajë në tri finale në një sezon (Superkupën e Italisë që tashmë e fitoi më 18 janar, Kupën e Italisë më 24 maj dhe Ligën e Kampionëve më 10 qershor) për herë të parë që nga 2010/11, kur luajtën në katër dhe fituan tri (Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe Botërorin për Klube).

– Kjo do të jetë finalja e tetë e Simone Inzagit si trajner në të gjitha kompeticionet. Pasi humbi finalen e tij të parë ndaj Juventusit në 2017, 47- vjeçari fitoi të 6 ndeshjet e ardhshme, duke përfshirë tri në krye të Interit (dy herë Superkupën dhe një herë Kupën).

– Kjo do të jetë finalja e dytë radhazi e Interit në Kupën e Italisë, pas suksesit të sezonit të kaluar (4-2 kundër Juventusit). Zikaltrit kanë fituar tri finalet e fundit të tyre në këtë kompeticion dhe humbja e fundit daton në edicionin 2007/08: 1-2 kundër Romës, edhe në atë rast më 24 maj.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL


Next Post

FORMACIONET E MUNDSHME/ Dy trajnerët kanë dyshime në rreshtime, Inzagi ndryshon portën (FOTO)

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In