Wednesday, 4. March 2026
Sport

Hernandez dëshiron largimin nga Bayern, pëlqen kalimin në Ligue 1

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Lucas Hernandez ka kërkuar largimin nga Bayern Munich edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024.

Siç raporton gazetari gjerman i Sky Sport, Florian Plettenberg, Hernandez ka kërkuar largimin nga “Bavarezët” qysh në këtë afat dhe dëshiron të kalojë në Ligue 1 te Paris Saint-Germain, shkruan Lajmi.net

  

Hernandez ka kontratë me kampionin e Bundesligas deri në vitin 2024, por ai preferon të ndërroj ambient gjatë kësaj merkatoje.

27-vjeçari këtë sezon bëri vetëm shtatë paraqitje për shkak të lëndimit që e pësoi gjatë Kupës së Botës “Katari 2022” me Francën.

Vlera e mbrojtësit 27-vjeçar në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 50 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: