• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Heroi i Atalantës në Kupë, ish-mesfushori paralajmëron Milanin: Nëse luajmë kështu, kuqezinjtë duhet të kenë kujdes

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori sulmues i Atalantës, Çarles De Ketelare, foli në mikrofonat e Mediaset pas suksesit 3-1 ndaj Sasuolos, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë. Belgu ishte një protagonist i madh, me një dygolësh dhe një asistim për golin që shënoi Mirançuk.

bbbb

Atalanta në çerekfinale do të përballet me Milanin, i cili mundi Kaljarin.

Një gëzim i madh, për ekipin dhe gjithashtu për ju…

Ne e dinim se çfarë duhej të bënim dhe e bëmë atë, me një paraqitje të mirë. Tre gola, mund të kishim shënuar edhe më shumë, por sonte gjithçka shkoi mirë.

Keni arritur 6 gola dhe keni shënuar në të gjitha garat. Sa jeni përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar dhe sa ju ka përmirësuar Gasperini?

Unë jam duke u përmirësuar në fushë. Trajneri më lejon të luaj në pozicionin që më pëlqen, skuadra gjithashtu luan mirë dhe ne kemi një sulm të madh.

Do të përballeni me Milanin në çerekfinale, çfarë ndjeni?

Është gjithmonë e veçantë, por le të shohim përpara.

A duhet Milani të jetë i kujdesshëm ndaj këtij De Ketelare?

Kundër kësaj Atalante, Milani duhet të jetë i kujdesshëm.

A mund të arrini deri në Kupën e Italisë dhe ndoshta ta fitoni atë?

Le te përpiqemi. Javën e ardhshme do të përpiqemi të fitojmë dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Nëse luajmë mirë, mund të fitojmë çdo ndeshje”.

 

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Nadal rikthehet me rekord, “ylli” spanjoll e nis me fitore vitin 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.