• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Heroi i Barçës ndaj Benfikës, Rafinja: Jam i dërrmuar, por edhe shumë i lumtur

06/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitoren kundër Benfikës e ka komentuar dhe autori i golit të vetëm të ndeshjes, Rafinja.rafinjaBraziliani ka ndëshkuar edhe njëherë “shqiponjat” siç kishte bërë më herët gjatë vitit në atë 4-5 të çmendur. Ai ka deklaruar në fund të ndeshjes se ndihet i lodhur, por dhe i lumtur për suksesin.

NDESHJA – “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk jam i lodhur. Jam i dërrmuar madje pas një ndeshje të tillë ku kemi shpenzuar shumë energji. Kishim një plan të qartë para takimit, por gjithçka u hodh në erë pas kartonit të kuq. Na u desh të mbroheshim thellë dhe të shfrytëzonim rastin tonë. E bëmë dhe jemi të lumtur”.

ANALIZA DHE KUALIFIKIMI – “E kisha të fokusuar në kokë se në fund do të ishte një ndeshje e ndërlikuar, siç ndodhi dhe në janar. Por në fakt u bë dhe më e ndërlikuar për episodin me Kubarsin. Për fat unë gjeta golin. Mendoj se është një rezultat shumë i mirë për vetë mënyrën si rrodhën ngjarjet. Për fat në portë kishim një si Shezni”, deklaroi braziliani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Odegaard: Do të ishte e veçantë të kthehesha në Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.