• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Heroi i finales së Dublinit, Lookman: Jam shumë i lumtur, mendoja për këtë ditë sapo erdha tek Atalanta

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim që ishim tifozë për kapitenin tonë. Atalanta e Berat Gjimshitit ka shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të mërkure, me “Bergamaskët” që mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke arritur të sigurojnë për herë të parë një trofe evropian dhe nuk mund të kishte nisje më të mbarë se trofeu i UEFA Europa League.

Një koment të shkurtër pas ndeshjes e bëri edhe “bomberi”, që shënoi të tre golat e sfidës, Ademola Lookman, i cili për mediat tha se ishte shumë i lumtur për këtë arritje të madh, teksa shtoi më tej se që në ditët e tij të para tek Atalanta kishte menduar se një ditë do të triumfonin në një finale evropiane.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e bëmë së bashku dhe shkruam historinë. Trofeu do të vijë me ne në Bergamo, e pabesueshme. E kam menduar qëkur erdha tek Atalanta që do arrinim këtu, Klubi është ambicioz, sezoni i kaluar ishte i mirë dhe këtë vit fituam. Tani le të festojmë”,- u shpreh autori i tregolëshit historik.  /i.m /abcnews.al

Next Post

Gasperini i emocionuar pas triumfit në Europa League: E pabesueshme ajo që bënë këta djem, do të mbetet në histori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.