Rio Ngumoha shkroi emrin e tij në librat e rekordeve të Liverpulit të hënën në mbrëmje, kur u bë golashënuesi më i ri në historinë 133-vjeçare të klubit, në moshën 16 vjeç e 361 ditë.
16-vjeçari vendosi ndeshjen kundër Newcastle në minutën e 10-të të kohës shtesë, në ditën e debutimit të tij në Premier League.
Goli i Ngumohas në minutën e 10-të të kohës shtesë, i siguroi Liverpulit fitoren 3-2 ndaj Newcastle United në “St James’ Park”, pasi më parë kishte lejuar që një epërsi prej dy golash të shkonte në 2-2.
Ngumoha kishte hyrë në fushë si zëvendësues për Cody Gakpo vetm katër minuta më parë.