Pavarësisht se për të nuk flitet shpesh në media, Mikel Meriono ka treguar vazhdimisht që është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe shpeshherë vendimtar si tek Arsenal ashtu edhe te Kombëtarja e Spanjës.
Në sfidën e 1/16-ve ndaj Portugalisë, ishte pikërisht goli i Merinos në minutat shtesë që i dha kualfiikimin për më tej Spanjës. Mesfushori spanjoll është në kulmin e karrierës së tij dhe këtë verë mund të bëhet protagonist i një lëvizjeje surprizë në merkato.
Mediet iberike zbulojnë se Merino pëlqehet shumë nga Jose Mourinho. Portugezi e sheh spanjollin si profilin ideal për të forcuar mesfushën. Ajo që e bën shumë të mundur këtë lëvizje është fakti që marrëveshja me Arsenalin mund të arrihët për një shifër 40-45 milionë euro, pa qenë nevoja për të bërë shpenzime madhore për emrat që janë lakuar shpesh këto kohë si Vitinha, Joao Neves, Alexis Mac Allister etj.
Transferimi i të cilëve jo vetëm që është shumë i vështirë, por do të kishte edhe një kosto mbi 100 milionë euro. Merino kontriboi në sezonin e fundit me Arsenal me 6 gola dhe 3 asiste, por pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë për shumë kohë.