Heroi i papritur i finales së Evropianit në Gjermani ishte Mikel Oyarzabal, i cili katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt vulosi fatin e anglezëve dhe ia siguroi Spanjës titullin e Kampionatit Europian.
Megjithatë, jo të gjithë në Spanjë e panë qëllimin e tij si një akt heroik.
Oyarzabal ka lindur në qytetin e vogël Elorri, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit bask, i cili ka rreth 7000 banorë dhe ku jeton nëna e tij edhe sot e kësaj dite.
Por gruaja fatkeqe nuk lejohet të dalë nga shtëpia, sepse djali i saj është cilësuar si tradhtar në qytet.
Në një ndërtesë të qytetit u vendos një pankartë në të cilën u shkruan emrat Merino dhe Oyarzabal dhe ata u quajtën tradhtarë të rajonit bask, sepse ata luajnë për kombëtaren spanjolle, gjë që është qartësisht e pafalshme për ta.
Për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, askush nuk e hoqi pankartën edhe 24 orë pas shfaqjes së tij.
“Banorët nuk duan të komentojnë grafitin dhe pankartën kur i pyet. Jo vetëm që nuk e dënojnë mesazhin, madje disa e justifikojnë duke thënë se futbollistët janë tradhtarë. Ka pasur vetëm disa përjashtime, të cilët nuk e bëjnë këtë. Shumica prej tyre refuzojnë të flasin, madje nuk duan të ndalojnë”, raporton një gazetar i gazetës “OK Diario”.