Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki. Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi.
Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes e vlerësoi ekipin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja.
“E kam thënë edhe para ndeshjes që Ballkani ka cilësi. Ata nuk janë të përulur. Ata janë kampionët e Kosovës, luajnë futboll të mirë. Vitin e kaluar ata torturuan Slavinë në grup. Ata janë të shkëlqyer në top, dinamikë, të shpejtë, të organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Ndeshja ishte rreth një gol, jemi të lumtur që e shënuam” – tha ai, njofton sport.cz, transmeton lajmi.net.
Sfida ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Ballkanit ishte në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Në këtë grup janë edhe Dinamo Zagrebi e Astana./Lajmi.net/