Real Madrid mbrëmë fitoi Kupën e Pesëmbëdhjetë Europiane. Ky ekip do të jetë i papërsëritshëm dhe i pakrahasueshëm me kalimin e kohës. Për shumë prej tyre është titulli i gjashtë, për të tjerë i pesti, i katërti… por për disa të tjerë mbrëmë ishte hera e parë që prekën “qiellin”. Një prej tyre është Joselu. I dalur nga akdemia e Madridit, sulmuesit i është dashur të largohet prej shumë vitesh nga skuadra, për t’u rikthyer dhe për të fituar Champions-in e parë me ekpin e jetës së tij. Pas ndeshjes ai foli për ndjenjat e fitimit të këtij trofeu:
“ Për mua është e para. Këta bastardë… disa prej tyre as nuk e festojnë më. Jemi shumë të lumtur që e mbyllim sezonin kështu, nuk ka rrugë më të mirë. Nuk mund të të them se si ndihem, ka shumë gjëra dhe shumë emocione që më kalojnë në kokë. Këtë moment kam mundur ta ndaj me fëmijët, gruan dhe nënën time. Djali im i madh po qante. E vogla ende nuk di aq shumë dhe gruaja ime di gjithçka që kemi kaluar këto vite. Ditën që firmosa këtu po ëndërroja për këto momente. Është titulli që të gjithë duan ta fitojnë.
“Në pjesën e parë Ancelotti na kërkoi të korrigjojmë disa aspekte, sepse pjesa e parë nuk ishte e mirë. Ne e mbyllëm në baraspeshë pjesën e parë dhe e dinim se duhej të përfitonim nga rastet tona. Ne kemi rregulluar disa pozicione dhe në fund Ançeloti e ka gjetur çelësin. Mendoj se në pjesën e dytë ishim më mirë dhe prandaj arritëm të shënonim dy gola. Ne jemi thjesht fitues.”
Jam shumë i lumtur për Karvahalin, sepse tashmë ka 6 Champions League, ai i ka fituar të gjitha, ai është mbrojtësi më i mirë në historinë e Madridit. Janë shumë pak lojtarë që mund të thonë se kanë fituar 6 Kupa Europiane. Karvahal është i vetmi që ka qenë titullar në të gjitha.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL