Një gol që të kujton perlat e Alesandro Del Pieros, madje disa të tilla ish-kapiteni i Juventusit i ka shënuar edhe në Itali, Dortmundit në Champions, por edhe Gjermanisë në gjysmëfinalen e Botërorit 2006 dhe pse jo, ai i Matia Zakanjit mund të jetë një ogur i mirë për vazhdimin e këtij Europianit:
“Kur pashë që të më vinte ai top më kaluan shumë imazhe në kokë, por në fund, vetëm kur e pashë që ai të përfundonte në rrjete më shpërtheu një emocion që nuk e kisha ndjerë kurrë. Ishte e pabesueshme, nuk e kisha menduar shumë një gol në Europian, por tani jam më shumë sesa i lumtur dhe mbi të gjitha që na dhuroi kualifikimin. Një gol si i Del Pieros? Po dhe ndodh gjithmonë në Gjermani (qesh)…
Aleks ishte idhulli im dhe në dhomën time të gjumit në shtëpi, por edhe kur kam nisur karrierën si futbollist kam pasur gjithmonë posterat e Del Pieros në dhomë. Dhe mesa duket nuk i kam mbajtur më kot, pasi më kanë frymëzuar edhe për atë gol. Pastaj takimi me Aleksin para se të niseshim drejt Gjermanisë… Ishte gjithçka perfektë, shumë emocionuese, por tani të mendojmë për Zvicrën dhe sesi të mundim edhe ata”, u shpreh sulmuesi i Lacios.
PANORAMASPORT.AL