Thursday, 26. February 2026
Sport

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

GS 26/02/2026 1 Min. Lesezeit

Herolind Shala do të jetë futbollist i ri i Feronikelit 74.

Prezantimi i Shalës nga klubi nga Drenasi u bë të enjten në mënyrë të veçantë.

Shala është 34-vjeçar ndërsa luan në pozitën e mesfushorit qendror.

Ai për Kosovën ka zhvilluar 27 ndeshje.

“Unë jam Herolind Shala. Jam i lumtur që kam ardhur ta ndihmojë klubin e qytetit tim. Së bashku i arritëm qëllimet”, ka deklaruar Shala në prezantimin e tij.

Shala e nisi karrierën te Tollnesi në Norvegji, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Notoddeni, Oddi, Sparta Praga, Slovan Libereci, Kasimpasha, Lyngby, Start, Valerenga, Stabaek, Erzurumspori e Partizani i Tiranës.

Feronikeli 74 në Ligën e Parë, që është kategoria e dytë e futbollit kosovar, zë pozitën e katërt me 43 pikë. Është dy pikë larg Trepçës ’89, që është lidere.

Teilen: