Thursday, 26. March 2026
Sport

Herri Kejn gati për debutimin në Bundesligë, Tuhel: Është impresionues, jep gjithçka në stërvitje

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Bajern Mynih nis sot sezonin e ri në Bundesligë, dhe ndeshja e parë është në transfertë kundër Verder Bremenit.

JKLLLK

Sot është dhe dita e debutimit të sulmuesit të ri, Herri Kejn. Në konferencë për shtyp, trajneri Tomas Tuhel u ndal pikërisht tek anglezi.

“Kejn do të startojë nga fillimi, nëse shkon gjithçka mirë në stërvitjen e fundit. Ka një ndikim pozitiv tek ne dhe jep 100% në çdo seancë stërvitore, është zbavitëse ta shikosh. I kemi bërë ushtrimet finale, në të cilat ka qenë në gjendje t’i demonstronte kualitetet e tij. Ka qenë impresionues”, u shpreh tekniku.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: