Sulmuesi i Bajern Mynih, Herri Kejn tregoi edhe njëhere se sa i rëndësishëm është për ekipin në Ligën e Kampionëve. Duhet thënë se, pavarësisht luhatjeve në transfertë nga bavarezët në Champions, pyka angleze ka mbajtur një ritëm konstant në finalizim. Pas ndeshjes ndaj Sëlltikut, Herri nuk u pa shumë i lumtur, duke e vendosur theksin në segmente të caktuara të ndeshjes.“Ishte lojë e vështirë. Tifozeria e Sëlltikut është një nga më të zjarrtat në botë. E kishim të vështirë të përshtateshim disi. Pjesën e parë e dominuam në çdo aspekt rivalin, ama kam rezerva në menaxhimin e fraksionit e dytë të lojës. Mund të kishim marrë me vete rezultatin 0-2, por për shkak të pakujdesisë ndodhi që e pësuam një gol të çuditshëm, për mënyrën se si rrodhi aksioni. Gjithsesi duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës me Leverkusen dhe më pas vjen shpejt takimi i dytë kundër Sëlltikut. Pres një tjetër paraqitje në Mynih nga ekipi, aty ku konsistenca duhet të jetë kryefjala. Nuk duhet të bëjmë lëshime”, përfundoi Herri Kejn.
PANORAMASPORT.AL