Manchester City tregon forcën e kampionit në Londër, duke e mposhtur me rezultat 3:1 West Ham-in, në takimin e javës së tretë të Premier League.
Erling Haaland është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik në minutën e 10-të, 30-të e 84-tën, që mjaftuan për fitoren e Cityt.
Për vendasit, futbollisti Dias shënoi autogol në minutën e 19-të.
Manchester City kryeson me 9 pikë dhe West Ham yë vendin e 11-tin me 3 sosh.