• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hetimet për përfshirje në baste, Tonali mund të pezullohet për kaq muaj nga futbolli

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori italian Sandro Tonali është i gatshëm të negociojë një marrëveshje me Federatën Italiane te Futbolit (FIGC) dhe Prokurorin e Torinos, por ende rrezikon një pezullim prej të paktën 18 muajsh nga futbollit.

  

Lojtari i skuadrës angleze Newcastle United u vu zyrtarisht nën hetime javën e kaluar kur policia e mori në pyetje atë dhe bashkatdhetarin e tij Nicolò Zaniolo në qendrën stërvitore të Italisë “Coverciano”.

“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Tonali është gati të bashkëpunojë me FIGC dhe prokurorët e Torinos, duke zbuluar gjithçka që di për skandalin e basteve.

Të njëjtën strategji ka adoptuar edhe mesfushori i Juventusit, Nicolò Fagioli, nga i cili kanë nisur këto hetime.

Dyshimet e para janë se Tonali dhe Fagioli vënin baste në lojëra futbolli, duke shkelur nenin 24 të Kodit të Drejtësisë Sportive. Nëse konfirmohet, ata do të përballen me një ndalim minimal prej tre vjetësh, por një marrëveshje për pranimin e fajësisë do t’ua mundësonte atyre ta përgjysmojnë pezullimin.

Raporti pretendon se Fagioli do të dëgjohet nga prokurori i FIGC, Giuseppe Chiné për herë të fundit këtë javë dhe pas kësaj, mesfushori i Juventusit ka të ngjarë të marrë një dënim nga 10 deri në 18 muaj.

Ndëshkimi për Fagiolin do të jetë i butë pasi 22-vjeçari ka bashkëpunuar menjëherë me autoritetet, duke dhënë informacione kyçe në hetim.

Dënimi për Tonalin dhe lojtarët e tjerë të përfshirë mund të jetë më i lartë sepse FIGC dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë për futbollistët dhe opinionin publik.

  

  


Next Post

Sheiku braktis Junajtid, biznesmeni finlandez i bën ftesë: Të blejmë një klub italian e ta bëjmë më të mirin në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.