• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hidhet shorti i Botërorit të Klubeve, Al-Ittihad i shpëton përplasjes me “gjigandët” evropianë

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas oraganizimit perfekt të Kupës së Botës në Katar, FIFA i ka besuar një tjetër event madhor të botës së futbollit, Linjdes së Mesme, teksa këtë të mërkurë organi më i lartë i futbollit në botë, ka hedhur shortin e Kupës së Botës për Klube event ky që do të mbahet mes 12-23 dhjetorit, në qytetin e Xhedahut, në Arabinë Saudite.

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni është vendosur që disa skuadra të marrin pjesë në bazë të koeficentit, si në rastin e klubeve evropiane, që do të përfaqësohen nga tre skuadrat e fundit fituese të UEFA Champions League, Chelsea, Manchester City e Real Madrid.

Përveç fituesve të Champions League, me tre skuadra do të përfaqësohet gjithashtu dhe Amerika e Jugut, ku në rastin e tyre në kompeticion do të hyjnë tre skuadrat e fundit fituese të Copa Libertadores, Palmeiras, Flamengo dhe një ekip i tretë, i cili ende nuk është përcaktuar.

Përsa i përket klubeve të tjera, “fati” ka qenë në krahun e skuadrë së Karim Benzema, Al-Ittihad, të cilët fillimisht do të përballen me skuadrën nga Zelanda e Re, Auckland City e në rast kualifikimi do të ndeshen me egjiptianët e Al-Ahly.

Ndërsa, në krahun tjetër të shortit kampionët e CONCACAF ose të thënë ndryshe të Amerikës Veriore e Qëndrore, Club Leon do të përballen me kampionët e Azisë, japonezët e Urawa Reds. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Kombëtarja u besohet “titullarëve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.