Sunday, 23. August 2026
Sport

Hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria përballë Serbisë

GS 13/12/2024 1 Min. Lesezeit

Në Zyrih po hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.

Në total nga Europa janë 54 skuadra, që do të ndahen në 12 grupe të ndryshme.

Gjashtë grupe do të jenë nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga pesë skuadra, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ishte në vazon 3 dhe nga shorti i hedhur bën pjesë në Grupin K me Anglinë dhe Serbinë.

Teilen: