Monday, 25. May 2026
Sport

Hidhet shorti për të tetën e finales së Europa League

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas hedhjes së shortit të Ligës së kampionëve, edhe në Europa League u mësuan çiftet e së tetës së finales.

Ballafaqime interesante do të luhen edhe në garën e dytë evropiane, ku marrin pjesë skuadra të njohura.
Manchester United, do të ndeshet me ekipin bask nga La Liga Spanjolle, Real Sociedad.

Sfidë tjetër interesante e kësaj faze është edhe ajo ndërmjet Romës dhe Athletic Bilbaos.

Ajax – Eintracht Frankfurt është çifti tjetër interesant, derisa në duelet e tjera shorti ishte më i mirë për skuadrat favorite.

Në ndeshjet e tjera të së tetës së finales në kuadër të Europa League do të përballen:

Plzen – Lazio
Bodo Glimt – Olympiacos
AZ Alkmar – Tottenham
Steaua – Lyon
Fenerbahce – Rangers

Teilen: