Friday, 20. March 2026
Sport

Hipoteza e çmendur nga Anglia, Njukasëll mund të huazojë pa pagesë Mesin, Ronaldon dhe Benzeman

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Arabia Saudite ka hyrë në mënyrë të frikshme në treg duke afruar futbollistët më të mirë të Europës. Pas Kristiano Ronaldos, në Arabi ka shkuar edhe Benzema e me shumë gjasa Leo Mesi do të jetë afrimi i tretë në këtë kampionat.

njukasell

Por, “The Sun” e lidh edhe Njukasëllin me klubet arabe. Klubi anglez është aktualisht nën pronësinë e Fondit të Investimeve Publike në Arabinë Saudite, të cilët kanë 80% të aksioneve. I njëjti fond, ka aktualisht edhe 75% të aksioneve të Al Itihad, Al Ahli, Al Nasr dhe Al Hilal.

Fakti që bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, sjellin hipotezën e një transferimi të mundshëm të Ronaldos, Mesit dhe Benzemas në kampionatin anglez. Klubi i Njukasëllit mund t’i huazojë futbollistët duke mos pasur shpenzime që thyejnë rregullat e “Fair Play Financiar”, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Aktualisht, bëhet fjalë vetëm për një hipotezë që është e vështirë të ndodhë, por jo e pamundur. Vetë Liga angleze do ta kundërshtonte diçka të tillë, por rregullat e lejojnë që huazimet të bëhen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: