• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Histori triplete për Barcelonën, Hansi Flik me sytë nga e kaluara

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona e Hansi Flik ka tejkaluar edhe pritshmëritë më të mira të presidentit Joan Laporta. Kur nisi sezoni, nëse i referohemi Ligës së Kampioneve, juristi president i Barçës kishte vendosur si objektiv një vend në çerekfinale.flikSkuadra e ka përmbushur këtë objektiv dhe e ka lënë pas, duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Barcelona është kthyer pas 6 vjetësh në katërshe dhe është vetëm tri ndeshje larg titullit në Champions. Skuadra e Flik ka në vështrimin e saj të tri trofetë e rëndësishëm, Liga, Copa del Rey dhe Champions. I marrim me radhë… Barça kryeson në kampionat me 4 pikë para Realit, 7 ndaj Atletikos me 7 ndeshje të mbetura. Në Ligën e Kampioneve është tri takime larg trofeut. Ndërsa të shtunën e 26 prillit do të ndajë me Realin Kupën e Mbretit.

Kjo është hera e pestë në historinë e saj që Barcelona ndodhet në pozitat ku mund fitojë tripletën e trofeve. Në katër rastet e mëparshme ka pasur suksese, por edhe dështime. Në disa raste u bë historia, në një rast tjetër ata arritën dy trofe (Ligën dhe Ligën e Kampionëve) dhe në rastin më të fundit, pavarësisht se fituan Ligën, katalanasit nuk fituan as Kupën dhe as Ligën e Kampioneve. 2018-2019 – Barça e eliminoi Junajtidin në çerekfinale të Champions League, duke siguruar vendin e saj në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, katalanasit do të përballeshin me Liverpulin. Ata kryesonin gjithashtu tabelën në La Liga me nëntë pikë përpara ekipit të vendit të dytë me 6 javë të mbetura. Vetëm disa ditë para Liverpulit, Barcelona siguroi titullin e 26 të La Liga-s.

Në Europë gjërat ishin ndryshe. Pavarësisht euforisë së titullit në La Liga, skuadra nuk arriti të kualifikohej në finalen e Champions League, duke fituar 3-0 në Barcelonë kundër Liverpulit dhe duke u mundur 0-4 në “Anfield”. 2014-2025 – Kur Barcelona siguroi vendin e saj në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve (eliminoi PSG-në në çerekfinale), ata ishin në krye të La Ligës dhe kishin siguruar finalen e Copa del Rey. Një sezon i pamposhtur që përfundoi në mënyrë të mrekullueshme. Së pari, ata eliminuan Bajernin në gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finalen e Berlinit. Më pas, ata fituan ligën më 17 maj me fitoren 1- 0 ndaj Atktiko Madrid.

Më 30 maj, ata fituan Copa del Rey, pasi mposhtën Bilbaon në finalen e mbajtur në “Spotify Camp Nou”. Dhe së fundi, Barcelona arriti tripletën duke fituar dhe kupën me veshë të mëdhenj në Berlin. 2010-2011 – E vetmja gjë që mungonte ishte Kupa e Mbretit. Dy sezone pasi fitoi trefishin për herë të parë, Barça iu afrua përsëritjes së saj. Në sezonin 2010-11, Barcelona eliminoi Shahtjor Donjetsk në çerekfinalet e Champions League. Ata kishin avancuar në Kupë dhe ishin liderë të padiskutueshëm në La Liga, +8 ndaj Realit me 7 ndeshje të mbetura. Në fund, ata fituan dy nga tri trofetë, titullin në La Liga dhe Ligën e Kampioneve. Por Kupa e Mbretit iu shmang atyre në një “El Clasico” të tensionuar që u vendos në kohën shtesë.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një mal me para për marrëveshjen e shekullit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.