Liga e Kampioneve ka sjellë rezultate surprizë në turin e dytë kualifikues, teksa edhe shumë skuadra të mëdha kanë arritur të avancojnë. Një ndër to është Kopenhagen, skuadra daneze që në Ligën e Kampioneve ka arritur të lërë edhe gjurmë shpesh herë.
Kampionët e Danimarkës kishin një ndeshje të lehtë në letër, kuy përballë tyre ishin islandezët e Breidablik. Skuadra daneze i fitoi të dyja ndeshjet, ku në transfertë arriti të triumfonte me shifrat 0-2 ndërsa në ndeshjen e kthimit, Kopenhagen fitoi me rezultatin 6-3.
Në këtë takim, ka shkëlqyer sulmuesi 18-vjeçar Oskarson që ka arritur të realizojë 3 gola dhe ka asistuar në një gol tjetër. Nëse çdo prind do të ndihej mirë me këtë ecuri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për babanë e sulmuesit duke qenë se Oskar Hrafn Thorvaldson që është edhe babai i futbollistit, ishte trajneri i skuadrës kundërshtare.
Kështu, trajneri Oskar u detyrua të vuante në një ndeshje ku djali i tij po shkëlqente duke shënuar dhe njëkohësisht duke e eliminuar nga Liga e Kampioneve.
PANORAMASPORT.AL