Olivier Zhiru i jep lamtumirën Milanit. Qendërsulmuesi francez njoftoi transferimin e tij të ardhshëm në MLS dhe gjatë këtij proçesi, shpjegoi se kur mori këtë vendim:

“Disa javë më parë. Unë i kam dhënë gjithçka që kam Milanit, që kur kam qenë 35 vjeç dhe deri më tani që po mbush 38.Për mua, dhe mendoj edhe për familjen, është koha e duhur për një eksperiencë të ndryshme jete nga Milani, dhe asgjë më shumë”.
Në tre vite në Milano, Zhiru luajti gjithsej 130 ndeshje, duke shënuar 48 gola. Nga këto 38 në Serie A, 3 në Kupën e Italisë, 6 në Champions League dhe 1 në Europa League. Pa harruar edhe 20 asistime.
Francezi gjithashtu shpjegoi edhe momentet e para të mbërritjes së tij në Milano, ku u shpreh se i ka ngelur në mendje se çfarë i tha Zlatan Ibrahimoviç për herë të parë sapo e shikoi:
“Isha shumë i lumtur që gjeta përsëri Benaserin. Ishte Pierre, Teo, shumë francezë. Gjithashtu Leao, i cili flet shumë mirë frëngjisht. Erdha bashkë me Majk, pastaj ishte edhe Adli. Gjithashtu isha shumë krenar për një lojtar, Ibrahimoviç. Ai më priti shumë mirë dhe do ta kujtoj gjithmonë atë që më tha kur më pa: “Ka vetëm një mbret në Milano, dhe ai jam unë”. Më pëlqeu sepse ishte bukur. Kjo të bën të kuptosh që arrin në një klub të madh dhe se duhet të japësh maksimumin”, tha Zhiru.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL