Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, tërheq vëmendjen kudo që shfaqet.
Përveç kësaj, bien në sy golat e tij dhe kualifikimi i Norvegjisë në çerekfinale të Kupës së Botës pas triumfit ndaj Brazilit.
Çdo ndeshje e Norvegjisë ndiqet nga shumë tifozë me brohoritjen tashmë legjendare në stilin e vikingëve që vozisin. Mes tyre ndodhet një person i veçantë.
Bukuroshja Isabelle është në fakt e dashura e Erling Haalandit.
Erling dhe Isabelle, 22-vjeçare, kanë lindur në të njëjtin vend, në Bryne. Është një vendbanim në jugperëndim të Norvegjisë, pranë Stavangerit. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, aty jetojnë 13,459 banorë.
Dihet se Erling, i cili është tre vjet më i madh, ka luajtur futboll në një klub lokal, por ajo që dihet më pak është se edhe Isabel Haugseng Johansen ka luajtur futboll.
Isabel ka luajtur për ekipin e femrave të Brynes që kur ishte 13 vjeçe.
Njohja që nga fëmijëria u shndërrua në një lidhje dashurie me kalimin e kohës.
Çifti bëri daljen e parë publike në vitin 2021 dhe në dhjetor të vitit 2024 u bënë prindër të një djali. Edhe pas një viti e gjysmë, publiku nuk e di se çfarë emri i kanë vënë djalit të tyre.
Mënyra se si u takuan është interesante.
“Ajo më kontaktoi e para, më dërgoi një mesazh. Por ajo luante në të njëjtin klub me mua. Pra, ajo më kërkoi mua, jo unë atë”, tha Haaland me të qeshura në një intervistë për televizionin norvegjez.
Erling u pyet se si i pëlqen ta kalojë kohën romantike me Isabelleën.
“Unë përgatis darkën. Dua të them, ajo ndoshta do të ndihet pak në siklet që po e them këtë, por edhe asaj i pëlqejnë video-lojërat. Kështu që luajmë “Minecraft” së bashku. Ulemi dhe luajmë, ndërtojmë shtëpi dhe gjithçka tjetër. Ose shkojmë në shtëpi dhe porosisim diçka”, shtoi ai.
Ata e ruajnë privatësinë e tyre larg syrit të publikut.
Ndonëse Haaland është një nga futbollistët më të njohur dhe më të mirë në botë, dihet shumë pak për jetën e tij private me Isabelle.