• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia/ Kapitulli V, Pushkash një “poker” për historinë

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse gjashtë Kupat Evropiane të fituara nga Pako Gento mund të pushojnë së qeni një markë ekskluzive brenda disa javësh, ekziston një tjetër majë e atij Reali legjendar që ka të gjitha shenjat e të qenit i përjetshëm.

pushkash

Këta janë katër golat që Ferenc Pushkash shënoi në Gllazgou (Skoci) më 18 maj 1960 kundër Eintrahtit të Frankfurtit. Për më tepër, “Kanjonsito” (siç ishte epiteti i tij për shkak të së majtës së shkëlqyer) ndan me Di Stefanon dhe italianin Prati (në 1969, në fitoren 4-1 ndaj Ajaksit në “Bernabéu”) ekskluzivitetin e të shënuarit tre gola në një finale. Hungarezi e bëri këtë në vitin 1962, në humbjen e Realit 3-5 ndaj Benfikës. Në katër golat e tij kundër Eintrahtit, Pushkash nuk i shpëtoi gjithashtu gjuhës acide të Di Stefanos. “Është e vërtetë, ju shënuat katër, por numëroni ato që humbët” tha njeriu nga Buenos Aires kur bëma unike e hungarezit u shfaq në “Hampden Park”. Më shumë se 125,000 njerëz, të cilët paguan një koleksion rekord prej 8.5 milionë pesetash të kohës (rreth 51,000 euro), morën pjesë në kurorëzimin e pestë të Madridit si kampion i Europës. Me euforinë e pas ndeshjes, Reali u kthye në selinë e tij në Tron, qyteti në Kontenë Air, rreth treçerek ore nga Gllazgou me makinë.

SHAMPANJË, BISKOTA TË KRIPURA DHE PROFECI – Qoftë jashtë zakonit, apo sepse ndjeu se ekipi i tij kishte arritur një pikë të pakapërcyeshme, “Santiago Bernabeu” ishte më melankolik atë natë sesa e kërkonte momenti. Ai u mohoi lojtarëve të tij lejen për të festuar. Lëshimi i vetëm i tij ishte disa shishe shampanjë të mirë, në mënyrë që e gjithë ekspedita të mund të pinte një pije dhe disa biskota të kripura. Dhe nëse dikush kërcënonte se gjërat do të dilnin jashtë kontrollit, presidenti ishte aty për të kërkuar qetësi dhe që ata të festonin “si zviceranët, pa zhurmë, pa u vënë re”. Fjala e tij ishte pothuajse si e Zotit. Lojtarët e asaj skuadre nuk e harruan fjalimin e presidentit të tyre pak para se të zbrisnin në parkun e gjelbër të “Hampden” për një finale në të cilën shtypi ndërkombëtar i dha Eintrahtit favoritin e qartë: “Ju keni arritur të fitoni katër herë radhazi Kupën e Kampioneve. Nëse arrini të fitoni dhe këtë do të keni mbyllur fazën më të shkëlqyer të Realit të Madridit. Secili prej nesh ka 5 gishta dhe 5 mendime, prandaj për ne shifra pesë duhet të jetë më e rëndësishmja. Nëse fitoni dhe këtë do të mbyllim një cikël në Kupën e Kampioneve”. Dhe në fund ashtu ndodhi. Reali i Madridit fitoi, mbylli një epokë dhe deri më sot askush nuk ka mundur ta arrijë suksesin e pesëfishtë radhazi.

Mbretërit e botës – Kur kujtojmë atë 7-3 në tempullin e futbollit skocez, fjala e lehtë na del natyrshëm. Pushkash mohoi atë se çfarë do të thoshte. “Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, më së paku një finale e Kupës së Kampioneve. Ne e bëmë të lehtë me paraqitjen tone”. Për atë finale në “The Times” të kohës shkruhej: “Reali i Madridit ecën nëpër Evropë siç ecnin dikur Vikingët, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre”. Ndërsa në Spanjë Madridi kaloi dy sezone pa fituar tituj, jashtë kufijve të Spanjës sundonin të bardhët. Vera e vitit 1960 hyri në histori si premiera e Kupës Interkontinentale, dueli mes kampionit të Libertadores dhe kampionit të Evropës. Më 3 korrik, në “Centenario” në Montevideo (Uruguai), Penjaroli dhe Reali i Madridit barazuan pa gola. Gjithçka u la për në kthim. Historia zgjati 10 minuta, ku Pushkash shënonte dy gola dhe Di Stefano një tjetër. Përfundoi 5-1. Ishte një Madrid nga një botë tjetër.hgjPANORAMASPORT.AL

Next Post

Bruno Fernandes: Kjo është ajo që dua

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.