Hansi Flik është trajneri i ri i Barcelonës. Sfidat që e presin ishteknikun e Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut janë të shumta. Një ndër to do të jetë thyerja e mallkimit të trajnerëve gjermanë në klubin katalanas. Të dy trajnerët gjermanë që u ulën në stol, nuk e përballuan dot presionin e yjeve të kohës. Vaisvailer u përplas me Johan Krojfin, ndërsa Udo Latek nuk joshi as Maradonën dhe as Shusterin.
NJË GJERMAN ME KROJFIN – Në fund të sezonit 1974- 1975, Barcelona mbylli epokën e holandezit Rinus Mishels dhe ekipi iu besua një trajneri që kërkoi më shumë punë në fushë. Bashkëjetesa e tij me Krojfin ishte një mister që mori pak kohë për t’u shpërthyer. Skuadra nuk u ndez dhe sulmet verbale mes të dyve shpërthyen në gjysmën e dytë të sezonit. Vaisvailer dhe Krojf hynë në një garë të pabarabartë me holandezin të avantazhuar, i cili u pa si heroi që në vitin 1974 i dha Barçës titullin në La Liga pas fitores 0-5 në “Bernabeu”. Partnerët ishin të qartë se kë duhej të zgjidhnin. Trajneri gjerman u ankua për qëndrimin e Krojfit në fushë. Gjermani deklaronte se të stërvisje Barçën nuk ishte e vështirë, por se e vështirë ishte të stërvisje Krojfin. Pas një ndeshje në Sevilje, lufta nuk kishte zgjidhje.
Vaisvailer zëvendësoi Krojfin dhe legjenda thotë se ai e pështyu në dhomën e zhveshjes. “Ose ai ose unë”, i tha holandezi bordit. Tifozët madje organizuan demonstrata në stadium për të mbështetur Krojfin. Një pankartë e bëri atë të famshëm. Ato ishin kohët që në televizion shfaqej “Haidi” dhe mesazhi ishte i qartë: “Gjyshi WW në Alpe; Heidi Krojf në La Masía”. Liverpuli i Kevin Kigan ishte në pritje të Kupës UEFA në fund të marsit. Anglezët fituan 0-1 në “Camp Nou” dhe Baisvailer nuk u kursye: “Krojf kishte misionin të markonte një kundërshtar dhe nuk e përmbushi atë”. Në këtë peizazh luftarak, bordi i kryesuar nga Agustín Montal merr një vendimbefasues: rinovon me Krojfin edhe për një vit, deri në qershor 1977 me një klauzolë që e pengonte atë të nënshkruante për një klub tjetër spanjoll nëse largohej nga Barça.
DORËHEQJA E VAISVAILER – Trajneri gjerman e interpreton këtë si një tradhti dhe jep dorëheqjen më 2 prill: “Një vit më shumë me Krojfin është i pamundur”. Presidenti Montal ishte i qartë: “Krojf nuk ishte pjesë e llogaritjeve të tij. Nëse do të rinovonim, ai do të largohej. Ai dha dorëheqjen me ndershmëri”. Futbollisti holandez do të deklaronte se Vaisvailer “është si një fëmijë, që nuk ndalet kurrë së qari”. Kur Vaisvailer u largua nga Gladbah në vitin 1975, ai u zëvendësua nga Udo Latek, i cili ishte i vetmi trajner tjetër gjerman në historinë e Barçës. Në vitin 1974 Latek fitoi Kupën e Kampioneve, me golin e Shëarcenbek kundër Atletikos, me Bajernin eBekenbauerit, Braitnerit, Maierit dhe Hënesit.
Me Gladbahun, punae Vaisvailerit vazhdoi, megjithëseatij i mungonte kurora e Europëstë humbur përballë Liverpulit nëvitin 1977. Me vulën e të qenit një mjeshtër i futbollit dhe një ndjekës i disiplinës, Latek mbërriti te Barcelona në vitin 1981 si njëtjetër nga ndërruesit e lojës qëHose Luis Nunjez po kërkonte nëpresidencën e Barçës. Sep Maier, shenjt në Gjermani, kujtoi se njëditë në kohën e Bajernit, trajneri i kapi në një klub nate. Latek u thaatyre: “Unë do të numëroj deri në25,000, nëse mbaroj dhe dikushështë ende këtu, do të ketë probleme”. Latek zbarkon në “CampNou” për të zëvendësuar HelenioHerrerën në një skuadër në të cilënshkëlqejnë Shuster, Aleksanko, Simonsen, Kuini dhe Migeli. Barçapo kërkon një titull në La Liga qëi ka rezistuar që nga ajo që pushtoi me Krojfin në vitin 1974.
LIGA E DHURUAR – “Ajo që ndodhi me Vaisvailer nuk do të ndodhëme mua”, deklaronte Latek, i cili ka folur spanjisht që në fillim. Një0-4 kundër Këlnit të Mishels në”Gamper” hedh një hije mbi parasezonin. Sezoni zyrtar nis me uljengritje. Kur skuadra stabilizohet, Shuster dëmtohet në dhjetor në”San Mamés” dhe nuk luan mëgjatë gjithë sezonit. Humbja e gjermanit nuk e pengon Barçën të sundojë pothuajse të gjithë fazën edytë. Megjithatë, në një stuhi tëpërsosur, Latek sheh se si skuadraka shtuar vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit, një hapësirëqë Sociedadi e shfrytëzon për tëfituar titullin e dytë të Ligës. “Unëkurrë nuk kisha humbur një ligë si kjo”, pranon Latek. Zhgënjimi uzbut nga fitimi i Kupës së Kupave, titull i arritur në “Camp Nou”, dukemundur Standard Liezhin 2-1 megolat e Simonsen dhe Kuini. Plani i presidentit Nunjez është të forcojëekipin për sezonin e ardhshëm. Nëekip vjen … Diego Armando Maradona. Me argjentinasin nëskuadrën e sezonit 1982-1983 nukka vend për Simonsen, një nga tëpreferuarit e tifozëve, për shkaktë limitit prej dy të huajsh përekip. Barça e Shusterit dhe Maradonës duket e pathyeshme parafillimit të kampionatit. Figura eLatek tregon shenja konsumimidhe që prej verës imazhi i Menotitvalëvitet në ajër. Si befasi, parafundit të vitit, divorci mes gjermanëve shfaqet i pari. Shuster, irikuperuar nga dëmtimi i tij igjatë, diskuton metodat e Latek:”Ne nuk po stërvitemi mirë”.
“Nëse një lojtar flet keq për mua,ai nuk luan, kështu ndodh”,përgjigjet Latek. E gjithë kjo përshkohet nga episode të ndryshme disiplinore ku futbollisti,me mbështetjen e bordit, cenonautoritetin e trajnerit. Latekgjithashtu refuzon sugjerimin ebordit për të pasur një trajnerfizik. Pas një ndeshje në “CampNou” kundër Seltës, me Shusternë tribunë, futbollisti shpërthen:”Ose Latek ose unë. Nuk do tëvazhdoj më me të”. Një protestëtradicionale. Trajneri përgjigjet:”Ka pasur vonesa në orar dheçështje disiplinore që nuk do t’itoleroj”. Doli gjithashtu se njëditë ai urdhëroi autobusin eekipit të nisej pa Maradonën, icili në një përleshje të zakonshme me orën nuk arriti në kohë.Futbollistëve në autobus i janëpërgjigjur vendimit me duartrokitje. Në shkurt, pas një barazimi pa gola në “El Molinón”,Latek njoftoi se do të largohejnë fund të sezonit. Lajmi nukshkon mirë me bordin e Barçës.Më 3 mars, pas një humbjejenë shtëpi kundër Santanderit 0-2, Barcelona shkarkoi UdoLatek. Maradona është i qartë:”Nuk e kam shkarkuar Latekdhe as nuk e kam punësuarMenotin”. Shuster, troç: “Unës’jam i lumtur, por as i trishtuar”. Në daljen para shtypit përlamtumirën nga Barça, Latekpërdor sarkazmën: “Kam thyernjë rekord, 18 muaj në CampNou”. Pak orë më vonë u bë editur punësimi i Menotit si trajner i ri i Barcelonës. Ai nuk ishte gjerman, si Flik.
PANORAMASPORT.AL