• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia/ Nga futbollistët anonimë te finalja, kush është “hirushja” Arminia Bielefeld që eliminoi Leverkusenin nga Kupa e Gjermanisë

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër përrallë në Kupën e Gjermanisë, Arminia Bielefeld, një skuadër nga Liga e 3-të, ekuivalenti i Serisë C italiane, është në finale.arminia-bielefeld-knock-out-bayer-leverkusen-in-dfb-pokal-shock-1024x512Ata mundën kampionin në fuqi Bajer Leverkusen dhe do të përballen ne finalen e madhe te Berlinit. Një mrekulli (sigurisht e futbollit) që përsëritet pas një viti, një arritje që shkon përtej asaj të një viti më parë kur Kaizerslautern u ngjit në finale të turneut për t’u dorëzuar më pas kundër Leverkusenit. Megjithatë, Kaizerslautern luajti vetëm në nivelet e poshtme të Bundesligës, Bundesliga 2.

HISTORIA – E themeluar në vitin 1905, Arminia Bielefeld nuk kishte guxuar kurrë më parë të shkonte përtej çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë, një moment historik që ata arritën në vitin 2017, kur më pas u eliminuan nga Eintraht Frankfurt. Ata përfaqësojnë qytetin e Bielefeld, në “North Rhine-Westphalia” i famshëm për të qenë qyteti që lindi majanë e markës “Dr. Oetker” në thasë.

ARRITJET – Në fund të viteve ’70, Oto Rehagel stërviti atje dhe ndër lojtarët më të rëndësishëm historikë ishin Bruno Labadia dhe Ali Daei. Ata kanë 19 vite në Bundesligë, e fundit tre vjet më parë, dhe asnjë pozicionim të dukshëm, me vendin e 8-të të arritur 40 vjet më parë që ishte pika e tyre më e lartë ndonjëherë. Rënia e vitit 2022 ishte katastrofike, aq sa pasoi menjëherë një tjetër në vitin 2023. Në dy vite Arminia u gjend në Ligën e 3-të, duke luajtur gjithashtu një sezon të tmerrshëm, e mbyllur vitin e kaluar në vendin e 14-të.

Skuadra aktualisht është e 4-ta, praktikisht jashtë çdo gjëje, por ende në garë për promovim të drejtpërdrejtë, me 8 ditë ndeshjesh përpara. Në krye, që prej korrikut 2023, është Mitsh Kniat, i lindur në 1985 dhe me një karrierë të papërfillshme si futbollist. Lojtarët janë praktikisht të panjohur, me përjashtim të Nasim Bujelab, dikur i Shalkes dhe 3 paraqitje për kombëtaren marokene, e fundit pesë vjet më parë. Duhet theksuar se Arminia kishte eliminuar tashmë klubet e tjera të Bundesligës, si: Union Berlin, Fraiburg dhe Verder Bremen. Mund ta imagjinoni t’i shihni në Europa Ligë vitin e ardhshëm!

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hera e parë në Kupën e Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.