Sunday, 26. April 2026
Sport

Historike: Donjeta Sadiku siguron normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024.

Teilen: