Saturday, 25. April 2026
Sport

Historike, hendbollistet e reja të Kosovës kualifikohen në Botëror

GS 03/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.

Vajzat tona u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova mundi në finale Nigerinë, 22:16.

Është Hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, Po ashtu të Hendbollit U-21.

Teilen: