Një moment i veçantë për gjimnastikën kosovare, pasi për herë të parë Kosova merr pjesë në Kampionat Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Për herë të parë vajzat tona do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të gjimnastikës artistike”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Në këto gara do të marrin pjesë gjashtë sportiste dhe tre veta staf.