Thursday, 27. August 2026
Sport

Historike, Lara Colturi zë vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive, Veliaj: Super lajm!

GS 23/11/2024 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi është renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin në Kampionatin Botëror të Skive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish.

  “Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.

Është hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra. Lara Colturi , mbushi 18 vjeç pak ditë më parë dhe sot Colturi është një kërcënim për emrat më të mëdhenj në botën e skive femërore.

/vizionplus.tv

Teilen: