Kasper Hjulmand, në pozitën e trajneri të Danimarkës, ka analizuar rivalin e sotëm, ku do të përcaktohet edhe kombëtarja që do të avancojë në fazën çerekfinale të Kampionatit Europian.Danezët e siguruan biletën për në 1/8 pas tri barazimeve në grup, duke ndjekur hapat e Portugalisë në vitin 2016: “Gjermania ka lojtarë me përvojë që shoqërohen me talent dhe potencial të jashtëzakonshëm si Xhamal Musiala dhe Florian Virc. Gyndoan zë një hapësirë të pabesueshme dhe lidh sulmin me mbrojtjen. Ata e kanë filluar jashtëzakonisht mirë Kampionatit Europian dhe janë ndër kombëtaret që kanë pasur paraqitjet më të mira”, përfundoi Hjulmand. Shpresat e Danimarkës në letër janë ndeshmë të kufizuara karshi “Pancerave”.
PANORAMASPORT.AL