Tuesday, 26. May 2026
Futboll

Hoeness mesazh Mourinho: Bëri një udhëtim të kotë deri në Gjermani, ai do të qëndrojë te Bayern

GS 26/05/2026 2 Min. Lesezeit

Fundjavën e kaluar pati një surprizë në stadiumin olimpik në Berlin, ku José Mourinho u shfaq në tribuna për të ndjekur fitoren 3-0 të Bayern Munich ndaj Shtutgart (3 gola të Harry Kane). Prania e trajnerit aktual të Benfica, i cili përflitet se do të rikthehet në stolin e Real Madridit, menjëherë shkaktoi spekulime të forta për transferime.

Në Gjermani, u fol për një udhëtim të synuar për të parë personalisht Michael Olise, lojtarin yll të Bayern Munich (22 gola dhe 31 asiste në një sezon të vetëm në të gjitha garat), i cili është shumë i kërkuar nga “los blancos” për merkaton e verës. Megjithatë, sulmi i mundshëm i trajnerit portugez për lojtarin u mohua menjëherë nga presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness.

Ai mund ta mbajë nën vëzhgim Olise nëse dëshiron, por kjo nuk do të bëjë asnjë të mirë. Olise do të qëndrojë këtu. Ai nuk është në shitje dhe Mourinho mund ta kishte kursyer veten nga udhëtimi nga Madrid“, tha Hoeness.

Sipas “Marca”, arsyet e pranisë së Special One në Berlin nuk lidhen me Olise apo negociatat me bavarezët. Trajneri portugez mori pjesë në event me ftesë të Adidas për një sërë angazhimesh komerciale dhe reklamuese që ishin planifikuar prej ditësh. Burime pranë trajnerit sigurojnë se nuk është bërë asnjë kontakt në lidhje me lojtarët e Bayern.

Teilen: